Zgjedhjet në veri, KQZ-ja sot pritet t’i miratojë qendrat e votimit

by admin
Spread the love

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet t’i miratojë qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Në mbledhjen e radhës që pritet të nis në orën 13:30, është planifikuar që anëtarët e KQZ-së të shqyrtojnë dhe miratojnë edhe disa çështje të tjera në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve, njofton Shqip.

Sot gjithashtu pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e 23 prillit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

You may also like