Zgjedhja e Presidentit të ri, Albana Vokshi bën deklaratën e papritur për Alibeajn

by admin
Spread the love

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi gjatë mbrëmjes  së djeshme në emisionin ‘Debat’ se Enkelejd Alibeaj “nuk është i mandatuar nga organet drejtuese të partisë për të negociuar me mazhorancën” për përzgjedhjen e Presidentit të ri.

“Zot Enkelejd Alibeaj nuk është i mandatuar për të negociuar me mazhorancën për Presidentin. Nuk është Edi Rama ai që përcakton se kush është opozita dhe se kush janë negociatorët. Ne e dimë që Rama me Bashën kanë një pakt, që vijon prej muajsh apo prej vitesh, por Kuvendi i 30 prillit tregoi se tashmë ka një opozitë të vërtetë”, tha Vokshi.

Sa i përket situatës në parti, sipas deputetes, vetëm vota mund të bashkojë Partinë Demokratike.

“Ne nuk bëjmë pazare, ajo që kemi kërkuar është vetëm bashkimi përmes votës. Ne nuk negociojmë votën e demokratëve dhe nuk do ta bëjmë këtë në asnjë rast. 40 000 demokratë votuan për degët e partisë. Mospjesëmarrja e deputetëve në kuvendin e 30 prillit nuk i bën ata palë me Lulzim Bashën. Keqardhja ime më e madhe është se po vazhdohet me marrëveshjen Rama-Basha, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, për të dëmtuar PD-në”, tha Vokshi.

You may also like