Zëvendësimet e Messit e Ronaldos sollën dëm të madh financiar për organizatorët – Shqip

by admin
Spread the love

Një nga takimet më të pritura të vitit erdhi në javët e para të 2023. Ishte pikërisht miqësorja mes PSG-së dhe një ekipi të kombinuar lojtarësh nga Al Nassr dhe Al Hilal, që vendosi kundër njëri-tjetrit Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Interesi ishte shumë i madh, madje kishte nga ata tifozë që blenë për 2.5 milionë Dollarë një biletë të vetme. Por me siguri një episod që me siguri ka inatosur organizatorët dhe sheikët u shënua në minutën e 60-të.

Dy teknikët vendosën që të ulnin në stol, Messin dhe Ronaldon, diçka që solli pasoja të rënda ekonomike.

Zëvendësime që shkaktuan rënie të madhe në ndjekjen e sfidës në Youtube, duke u larguan 350 mijë shikues. Me pak fjalë një shumë e madhe dhe monetare që humbi për shkak të vendimit të trajnerëve të të dy skuadrave.

Sipas shifrave zyrtare në Youtube, për gjysmë milioni shikime, mund të gjenerohen rreth 3500 Dollarë.

Megjithatë ndikimi kryesor është tek sponsorët e ndeshjes dhe promotorët.

Nga kjo sfidë, PSG ishte ajo që përfitoi më shumë, afro 10 milionë Euro. Messi dhe Ronaldo shënuan emrat e tyre në listat e golashënuesve, argjentinasi realizoi 1 gol ndërsa portugezi dopietë në fitoren 5-4 që PSG realizoi ndaj lojtarëve më të mirë që aktivizohen në kampionatin arab.

Klan News

You may also like