“Zemrat e thyera shërohen. Ndoshta shenjat mbeten përherë aty, por shërohen”. Thënie nga Nora Roberts

by admin
Spread the love

“Disa gjëra në jetë janë jashtë kontrollit tënd. Mundet të bësh me to një festë, ose një tragjedi”.

“Nëse nuk shkon pas gjërave që do, nuk ke për t’i arritur ato. Nëse nuk pyet, përgjigjia do të jetë përherë“Jo”. Nëse nuk ecën përpara, do të mbetesh përherë në të njëjtin vend”.

Kur gjen dikë që e do në çdo aspekt dhe ajo të do po ashtu, gjithçka duket sikur shkon në vendin e duhur. Dhe nëse i flet asaj dhe ajo të dëgjon, nëse të bën të qeshësh, nëse të bën të mendohesh,  nëse të bën ta shohësh atë që je vërtet, do të ishe i çmendur të mos doje ta shpenzoje gjithë pjesën e mbetur të jetës pa të”.

Kur rritemi, ne e humbasim talentin e të dashuruarit pa kushte”.

Është e vështirë t’i rezistosh një djali të keq, i cili është një mashkull i mirë”.

Zemrat e thyera shërohen. Ndoshta shenjat mbeten përherë aty, njësoj si plagët në lëkurë, por shërohen. Njerëzit jetojnë dhe punojnë, qeshin dhe hanë, ecin dhe flasin me ato plagë. Për shumë persona, ato plagëshërohen dhe ata dashurojnë sërish”.

Jeta është si mustaqet. Mustaqet mund të jetë të bukura, ose të shëmtuara. Por gjithmonë të shpojnë”.

Kuptoje se çfarë do, puno për ta arritur atë dhe kur ta arrish, vlerësoje atë gjë”.

“Ji vetvetja. Ji i sinqertë me veten, me zemrën tënde. Ki durim. Shiko ndonjëherë edhe çfarë ndodh po tëecësh mbrapsht, në vend që të shkosh përherë përpara”.

“Njerëzit dhe marrëdhëniet nuk ndalojnë asnjëherë së qenuri një punë në progres”.

You may also like