Zemërim në Francë pas refuzimit së padisë së lëndimit nga amianti në universitetin e Parisit (fotot)

by admin
Spread the love

Michel Parigot, drejtuesi komisionit francez të të lënduarve nga ndërtimet me amiant, tha sot se “përçmonte” vendimin e gjykatës për refuzimin e padisë për lëndim personal dhe vrasje nga pakujdesia për helmimet në kampusin universitar Jussieu në Paris, nga vitet 1960 deri në 1990.

Parigot tha se hetimi i bërë është i paplotë dhe refuzimi çështjes ndalon hetimet e mëtejshme të helmimit nga materiali toksik, tashmë i ndaluar i ndërtimit.

“Ne po përballemi me një operacion të sofistikuar lobimi këtu per ndalimin e hetimeve në Francë, për një çështje që lidhet me mijëra vdekje dhe në çdo rast sot të ishte një skandal ligjor”.

Parigot shtonte se ka rreth 3,000 vdekje në vit nga amianti, i njohur ndryshe si asbesti, dhe se beteja ligjore e të lënduarve nuk do të ndalet.

Përfaqësuesi shtonte se numri i vdekjeve nga helmimi këtij materiali mund të arrijnë në 200 000 dhe kjo meriton një shpjegim.

“Drejtësia duhet të bëjë punën e saj, që për momentin nuk është duke e bërë. Shumë nga përgjegjësit janë 75 ose 80 vjeç, dhe ne nuk presin që ata të shkojnë në burg. Por një çështje si kjo që ka kushtuar dhjetra mijëra jetë kërkon dhënie llogarie”.

Përdorimi i asbestit ose amiantit për ndërtim apo si material zjarr-vonues është tashmë ilegal në shumicën e vendeve, pasi të paktën 100,000 njerëz në vit besohet se vdesin nga sëmundje të lidhura me ekspozimin ndaj tij.