Zemaj: 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj e të ulemi të punojmë

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, u shpreh se këto dy vjet do të donin t’i harronin, por është e pamundur për shkak të, siç tha, problemeve të shumta në shëndetësi.

Ish-ministri i shëndetësisë u shpreh se gjatë këtyre dy vjetëve evidente ka qenë mungesa e barnave e listës esenciale, lista e pritjes e ikja e profesionistëve shëndetësorë.

“Asnjë ligj bazik nuk ka ardhur për dy vjet dhe se jemi duke hyrë në muajin e tretë dhe nuk e dimë se si është gjendja. Nuk po kemi material të shqyrtojmë më dhe është e pafalshme që nëse kemi 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj dhe të ulemi të punojmë”, deklaroi Zemaj, teksa u interesua edhe të dijë se a po funksionin Komisioni ekzekutiv për shëndetësi dhe se a i janë bartur Vitisë kompetencat.

Vitia u shpreh se me disa gjëra që theksoi Zemaj, pajtohet. Ndërsa, sa i takon krijimit të Komisionit Ekzekutiv për shëndetësi, ministri tha se kryeministri Kurti me këtë komision ka dashur të tregojë se shëndetësia është prioritet i kësaj qeverie.

Po ashtu ai u shpreh se janë duke punuar edhe për parandalimin e ikjes së mjekëve, dhe po ashtu edhe për parandalimin – me aq sa munden si ministri, të ngjarjeve tragjike.

You may also like