Zelensky: Sot nis një javë historike, më e rëndësishmja e të gjitha kohërave për ne!

by admin
Spread the love

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi i është drejtuar popullit të vendit të tij, duke thënë se sot nis një javë historike për Ukrainën.

Zelensky e ka quajtur këtë javë si historike që nga shpallja e pavarësisë së Ukrainës, pasi pritet dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian.

“Nesër nis një javë historike. Një nga më të rëndësishmet e të gjitha kohërave që nga viti 1991. Javën që do të dëgjojmë përgjigjen nga BE mbi statusin e kandidatit për Ukrainën. Dhe në një javë të tillë duhet të prisni që Rusia të intensifikojë aktivitetet armiqësore. Është me qëllim – për shfaqje. Dhe jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër Evropës. Duke u përgatitur për të shkuar. Paralajmërim për partnerët. Dhe faleminderit të gjithëve, forca e të cilëve sot është fitorja jonë nesër”, ka thënë ndër tjera Zelensky, raporton The Guardian.

Zelensky deklaroi me tej se pret që Rusia të intensifikojë sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa Ukraina pret vendimin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë asaj statusin e vendit kandidat.

“Natyrisht, këtë javë duhet të presim nga Rusia një intensifikimin e aktiviteteve të saj armiqësore. Dhe jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër vendeve të tjera evropiane. Ne jemi duke u përgatitur. Ne jemi gati”, tha ai.

Ndërkohë lufta ka hyrë në muajin e pestë dhe Ukraina po zhytet drejt varfërisë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme po mbyllen, vështirësi janë hasur në bujqësi, paga janë ulur me 25-50 për qind. Lufta po kthehet në zi buke dhe prek edhe të pasurit, teksa sëmundjet janë përhapur në juglindje. Ajo që e bën më të vështirë është ndihmat nuk mund të arrijnë dot në fshatrat periferike.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk ka dhënë asnjë parashikim të mirë ditën e djeshme. Ai ka deklaruar se të gjithë duhet të përgatitet pasi lufta në Ukrainë mund të zgjasë më vite, prandaj ka vënë theksin se mbështetja duhet të jetë e pakursyer për ta deri në përfundim të kësaj beteje.

Rruga Press

You may also like