Zelensky: Mariupoli, një kamp përqendrimi rus

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas akuzoi Rusinë se po përpiqet të shkatërrojë Donbasin dhe të gjithë ata që jetojnë atje, sipas la repubblica.

“Bombardimet e vazhdueshme dhe brutale, sulmet e vazhdueshme ruse mbi infrastrukturën dhe zonat e banuara, tregojnë se Rusia dëshiron ta zhdukë këtë territor dhe të gjithë njerëzit. Prandaj, mbrojtja e tokës dhe popullit tonë është një luftë për jetën. “tha ai në një video mesazh drejtuar kombit.

“Nëse pushtuesit rusë janë në gjendje t’i zbatojnë planet e tyre qoftë edhe pjesërisht, atëherë ata kanë mjaftueshëm artileri dhe avionë për ta shndërruar në rrënoja të gjithë Donbasin.

Siç bënë me Mariupolin,” shtoi ai, duke e përshkruar këtë të fundit si një “kamp përqendrimi rus, në rrënoja tashmë”.

Rruga Press

You may also like