Zëdhënësi i UNICEF: Situata humanitare po përkeqësohet dita-ditës në Gaza

by admin
Spread the love

Një zëdhënës i UNICEF-it, James Elder, deklaroi se situata humanitare në Gaza po përkeqësohet nga dita në ditë.

Në një intervistë të dhënë për Sky News ai u shpreh se bombardimet izraelite kanë qenë “të pamëshirshme”.

Ndër të tjera shtoi se aktualisht ekziston një kërcënim i rëndë sëmundjesh në Rripin e Gazës pas një periudhe shiu.

Sistemi i ujërave të zeza është prishur, ndërkohë sasia e ujit të pastër është shumë e pakët.

Zëdhënësi njoftoi nuk ka ndihma të mjaftueshme për të arritur në Gaza, duke treguar edhe shkallën e vështirësisë.

“Të shkosh në veri është shumë e vështirë dhe tani ke një milion fëmijë të zhvendosur. Vetëm një armëpushim na mundëson ta marrim atë ndihmë në shkallën që na nevojitet”, deklaro Elder.


Top Channel

You may also like