Zëdhënësi i Kremlinit: Konflikti me Rusinë është i pashmangshëm nëse Perëndimi dërgon trupa në Ukrainë

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të martën se konflikti me Rusinë do të ishte i pashmangshëm nëse vendet perëndimore dërgonin trupa në Ukrainë.

Ai tha se ato qeveri duhet të konsiderojnë nëse masa ishte në interes të vendit të tyre.

Në këtë rast, ne duhet të flasim jo për gjasat, por për pashmangshmërinë e një konflikti,” tha Peskov.

“Këto vende duhet gjithashtu të vlerësojnë dhe të jenë të vetëdijshme për këtë, duke pyetur veten nëse kjo është në interesat e tyre, si dhe në interesat e qytetarëve të vendeve të tyre”, u tha ai gazetarëve gjatë një telefonate të përditshme të martën.

Të hënën, presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk përjashtonte dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë për të mbështetur Kievin.

Duke folur përpara liderëve europianë të mbledhur për të diskutuar çështjen e Ukrainës, Macron paraqiti një tablo të zymtë me argumentet se Rusia po forcon pozitat në fushën e betejës, ndërsa gjendja edhe brenda kufijve nuk paraqitet aq problematike sa mendohej pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare. “Ne jemi të bindur”, tha shefi i Elizesë, “se mposhtja e Moskës është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në Europë”.

“Nuk është se ka një konsensus tani që ne flasim për të nisur trupa tokësore në Ukrainë në mënyrë zyrtare. Por në raport me dinamikën e situatës, asgjë nuk duhet të përjashtohet. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për tu siguruar që Rusia të mos e fitojë këtë luftë“- tha Macron.

Ai refuzoi të hynë në detaje të mëtejshme lidhur me pozicionin e Francës, por e pranoi se kjo çështje është përmendur mes disa opsioneve të mundshme. Edhe kryeministri sllovak Robert Fico citohet të ketë thënë se disa anëtarë te BE-së dhe NATO-s janë duke e diskutuar një mundësi të tillë. “Shumë njerëz që thonë kurrë sot, janë të njëjtët njerëz që thonin “kurrë tanke, kurrë avionë e kurrë raketa me rreze të gjatë veprimi dy vjet më parë, tha Macron. Le të tregohemi të përulur e të shënojmë se ne shpesh kemi qenë gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj me vonesë, shtoi ai. Vete presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, që iu drejtua samitit përmes një video lidhjeje i bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të sigurohen që presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk mund të shkatërrojë arritjet tona dhe të mos mund të zgjerojë agresionin e tij në shtete të tjera”.


Top Channel

You may also like