Zbarkimi turk në “Adem Jashar” – Shqip

by admin
Spread the love

Një batalion i forcave speciale turke, i cili fluturoi drejt Kosovës me kërkesë të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, zbarkoi në areoportin “Adem Jashari”.

Pjesa e parë e batalionit të forcave speciale të komandës së brigadës së 65-të të mekanizuar të këmbësorisë (Luleburgaz) ka mbërritur në Kosovë me automjete gjatë fundjavës.

Pjesa e dytë e forcave speciale mbërriti me avion nga aeroporti ushtarak Corlu në aeroportin ndërkombëtar në Prishtinë.

Aty ushtarët turq janë pritur nga ambasadori turk në Kosovë, Sabri Tunc Angili.

Pas pritjes, forcat speciale turke shkuan në kazermën “Sulltan Murat” në Prizren, në pritje për të shkuar në veri, te zona e nxehtë e trazirave të fundit. /tesheshi.com/

You may also like