Zaneti: Lautaro u bë lider te ne, gruan e përdor për ushtrimet

by admin
Spread the love

Havier Zaneti nuk e ka fshehur asnjëherë vlerësimin e tij për Lautaro Martinezin dhe duke folur gjatë programit “Todo Pasa”, zëvendëspresidenti i Interit nënvizoi rritjen e madhe të “demit” në vitet e fundit me zikaltrit.

“Një herë dëgjova një intervistë pas një ndeshjeje me Rasingun kur ai kishte shënuar tre gola dhe Lautaro tha: ‘Jam i lumtur për golat, por nuk jam i lumtur sepse luajta keq’. Ai ishte 19 vjeç dhe që atëherë kërkonte shumë nga vetja. E blemë shumë të ri dhe nuk kërkonim rezultate të menjëhershme prej tij, por kërkonim atë që po ndodh sot. Kanë kaluar pesë vite dhe ai është shndër- ruar në liderin tonë. Duhet që të kesh një vizion, nuk mund të presësh që një lojtar 18-19 vjeç ta blesh dhe të jetë vendimtar menjëherë. Lautaro është përmirësuar vit pas viti”, tha Zaneti që tregoi edhe detaje nga jeta e tij personale, ku asnjëherë nuk lë pas dore stërvitjen.

STËRVITJA – Edhe kur shkon me pushime me familjen, “Pupi” nuk dëshi- ron të dijë për pushimin, siç ka shpjeguar vetë, por i kushton vëmendje maksimale rutinës së tij për të ruajtur formën fizike. “Kam një rutinë pune edhe kur shkoj me pushime nuk e lë asnjëherë mënjanë stërvitjen. Gruaja ime, Paula, e di që kur zgjedh një hotel duhet të ketë një palestër të mirë. Për shembull, nëse nuk ka makineri që më lejon të bëj ushtrimet për këmbët i them: ‘Merr një çantë shpine, mbushe me libra, vendose dhe unë do të të ngre në krahë’”, tregoi Zaneti.

PANORAMASPORT.AL

You may also like