VIDEO/ Juventusi dhe Milani ndahen në “paqe”, skuadrat kënaqen me vetëm një pikë

by admin
Spread the love

Juventusi barazoi 0-0 kundër Milanit brenda në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për Javën e 34-t të Seria A italiane.

 

Një ndeshje e vakët që u pasqyrua mjaft mirë edhe me rezultatin. “Zonja e Vjetër” u tregua disi më e rrezikshme gjatë lojës me 2-3 raste të shpërdoruara kurse për kuqezinjtë, duhet të themi që nuk kanë goditur portën asnjëherë gjatë takimit.

Me këtë rezultat tashmë Juventusi vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 65 pikë, ndërsa Milani në të dytin me 70 pikë. Skuadrat duken se e kanë siguruar gjithsesi zonën Champions.

 

JUVENTUS MILAN 0-0

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet takimi në Torino me rezultatin final 0-0.

85′ Bardhezinjtë nuk u besojnë syve, Rabiot humbet me portën e boshatisur pa portier, gjuajtja e tij devijohet nga Çau. (VIDEO)

70′ Kemi një krosim në nga krahu i majtë, aty gjendet Milik i cili godet me kokë por përsëri Sportielo bën një pritje të shkëlqyer. (VIDEO)

65′ Loftus-Çik vendos të bëjë një goditje nga jashtë zone, topi shkon shumë afër shtyllës së majtë. (VIDEO)

62′ Vendasit nuk dijnë të ndalen, tjetër moment i mirë shënimi i shpërdoruar. (VIDEO)

50′ Tjetër mundësi e mirë për bardhezinjtë, Sportielo bën heroin përsëri. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në “Allianz Stadium”.

45+1′ Vlahoviç humbet rastin më të mirë të ndeshjes. Gjuajtja e serbit nga goditja e dënimit pritet nga Sportielo. (VIDEO)

31′ Përsëri tregohet e rrezikshme “zonja e vjetër” me anë të Kambiasos. Gjatë ekzekutimit të një goditje këndi, topi devijohet dhe përfundon në këmbët e mesfushorit që godet por nuk ka shënjestër. (VIDEO)

25′ Tani është radha e Milanit për t’u kundërpërgjigjur, Leao provon me një goditje nga distanca por topi shkon jashtë. (VIDEO)

20′ Tentativë tjetër nga ana e bardhezinjve, Kambiaso tenton goditjen në zonë por gjuajtja e tij ishte tepër e dobët. (VIDEO)

14′ Goditja e parë vjen nga vendasit, Gati shkarkon të djathtën nga jashtë zone por goditja e tij shkon shumë lart portës. (VIDEO)

1′ Starton ndeshja në Torino.

FORMACIONET ZYRTARE

ggg

PANORAMASPORT.AL

You may also like