Zaharievski sot ka nisur punën si trajner te Voska Sport – Shqip

by admin
Spread the love

Klubi I futbollit Voska Sport nga dita e sotme ka trajner të ri. Seancën e sotme stërvitore e ka drejtuar Srgjan Zaharievski i cili paraprakisht para lojtarëve është prezantuar nga vet pronari i klubit Nefi Useini. Gjithashtu në seancën e sotme stërvitore të ekipit nga Ohri ka qenë edhe Seit Kreka i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë asistent i Zaharievskit.

Kujtojmë se Srgjan Zahariveski së fundit ishte trajner i klubit të futbollit Struga Trim Lum me të cilin ekip kishte rezultate të shkëlqyera në pjesën vjeshtore të sezonit 2022/2023. Ndërsa më parë në ka qenë trajner i Pelisterit dhe Metalurgut.

Klubi i futbollit Voska Sport pas 19 ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin 2023/2024 ka 5 fitore, 5 barazime dhe 9 disfata me gjithësejt 20 pikë të grumbulluara që nuk garantojnë mbijetesën në elite, andaj detyra e stafit të ri teknik është të mobilizojë maksimalisht skuadrën për ndeshjet e radhës, pikërisht që të dielën në javën e 20-të kundër Sileksit në”Biljani Izvori” të nisë me fitore.

You may also like