Vukiçeviç: Po vjen Laçi i vërtetë! Penalltia? Edhe Dajsinani është lojtar i këtij ekipi

by admin
Spread the love

Trajneri i Laçit Dejan Vukiçeviç ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” pas fitores 1-0 në “Niko Dovana” përballë Teutës.

“Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, Teuta kishte vetëm një rast nga një faull asgjë më shumë. Ndërsa ne goditëm 2 herë traversën, në pjesën e dytë shënuam dhe ky fakt ndryshoi fatin e sfidës. Luftuam deri në fund, që të ruanim avantazhin. Portieri është lojtari ynë dhe ishim me fat që priti penalltinë, që na dha tre pikë të çmuara. Me dy fitoret e arritura në transfertë, pa pësuar gol jemi shumë të kënaqur. Kishim mungesa, si Alla dhe Turkaj. Ndryshuam skemën por ekipi luajti shumë mirë.

A po rikthehet Laçi? Kishim probleme në fillimin e kampionatit, nuk ishim mirë fizikisht. Lojtarët e rinj nuk njiheshin dhe kishim nevojë për kohë që ekipit të lidhej. Tani ekipi është shumë i bashkuar dhe nuk kemi asnjë problem. Na mungonin pikët, por nëse vazhdojmë kështu shumë shpejt do të jemi lart në renditje”, ka thënë Vukiçeviç. / Oversport.tv

You may also like