Vukiçeviç: Ndeshja më e dobët e Laçit, disa lojtarë kishin nisur pushimet

by admin
Spread the love

Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç ka folur për emision “Ti Bo Gol” në Oversport pas humbjes ndaj Egnatias.

“Është normale që të humbasësh, por nuk është normale të luash si ne sot. Përgëzoj kundërshtarët për fitoren, që luajtën shumë herë më mirë se ne. Më vjen keq se e kishim përgatitur mirë këtë ndeshje, por na munguan shumë gjëra. Skuadra nuk kishte agresivitet dhe motivim. Kemi humbur thuajse çdo duel, dukej sikur luanim një miqësore. Nuk meritonim më shumë se kaq.

Ecuria e Laçit? nuk duhet të jemi të kënaqur, as unë, klubi apo lojtarët. Duhet të bëjmë më shumë se sa kemi bërë. Do të analizojmë situatën dhe do të gjejmë më të mirën. Ndeshjet e fundit kanë treguar që ky ekip mund të bëjë shumë.

Një ekip me cilësi duhet të luajë gjithmonë mirë, por jo si sot. Skuadra duhet të ketë vazhdimësi në rezultate. Nuk e kuptoj paraqitjen e lojtarëve të mi sot. Do të analizojmë gjithçka. Mendoj që lojtarët kanë menduar që të presin biletën e avionit për të nisur pushimet. Jam shumë i mërzitur, sepse kjo ishte ndeshja më e dobët. Jam shumë i mërzitur”, ka thënë Vukiçeviç. / Oversport.tv

You may also like