Analiza taktike/ Gjigantët e Bajernit janë një “minë me sahat” për Realin

by admin
Spread the love

Prestigjozja spanjolle “Marca’ i ka bërë një analizë të detajuar planit taktikë që Tomas Tuhel ka ndërmarrë në krye të Bajernit gjatë ciklit 2023-2024 në Ligën e Kampionëve. Analiza ka në fokus “sekretet” taktike të trajnerit gjerman, duke filluar nga prapavija e deri te Xhamal Musiala.

1.KORSITË E PRAPAVIJËS – Bajerni ka një mekanizëm konciz në planin e manovrave, shpërndarjet e topit drejt linjave. Joshua Kimish dhe Nusair Mazraui apo Alfonso Dejvis “ushqejnë” me krosime në zonë fazën ofensive, duke shkuar deri në limite. Ata shpesh marrin krahun në duelet një për një dhe më pas kthehen menjëherë shumë poshtë për tu mbyllur hapësirat në mbulim. Skemë e cila rezultoi efikase karshi Arsenalit në të dyja ndeshjet çerekfinale. Fakti që saktësia e anësorëve bavarezë është në përqindje të lartë, i shtonë atributet protagonistëve, të cilët mund ta gjejnë të papërgatitur mbrojtjen mike me dalje të vrullshme.

2.EFEKETI “MUSIALA” – Xhamal Musiala vlerësohet më të drejtë në kategorinë e dribluesëve më të aftë, përtej moshës. Fakti që “bambi” mbledh pas vetes disa lojtarë dhe më pas krijon të çara për shokët e ekipit nga qendra është një tjetër strategji efikase e Tuhelit. Po ashtu talenti gjerman është i aftë të godasë nga distanca apo të marrë krahun. Shpejtësi dhe precizoni i 21- vjeçarit jo në pak raste i shkatërroi strukturën e mbrojtjes Arsenalit, ndërsa kësaj radhe do ketë të bëjë me Antonio Rydiger me shokë.

3.GODITËSIT E LINJËS SË DYTË – Bajern Mynih nën “dirigjimin” e Tomas Tuhelit e ka veti për t’u zhvendosur taktikisht në kohë të shkurtër në module të ndryshme, nga statiku 4-2-3-1, në 3-4-3 apo 4-3-3. Leon Gorecka shërbyen si urë lidhëse në prapavijë për të krijuar rreshtimin me tri “shtylla” qendrore para Nojerit, teksa anësorit e mbrojtjes marrin karakteristika ofensive. Vlen të përmendet se 50% e golave të Bajernit në Championsit në ciklin ekzistues kanë ardhur nga linja e dytë. Tomas Myler, Leon Gporecka dhe Joshua Kimish e kanë sintetizuar në trajtën më të mirë forcën goditëse para katërkëndëshit mik. E gjithë tabloja në fjalë vë në dukje se Bajerni është një “minë me sahat” që mund t’i plas në drejtime të ndryshme Realit, pavarësisht se pikë referimi është Herri Kejn.

PANORAMASPORT.AL

You may also like