Kvaratskhelia mes Napolit dhe Barcelonës

by admin
Spread the love

Mesfushori Kvicha Kvaratskhelia nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, pasi ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet te Napoli apo do të transferohet te Barcelona.

Mediumet italiane kanë shkruar të martën se Napoli tashmë i ka ofruar rinovimin e kontratës por 23-vjeçari ka marrë edhe ofertë të mirë nga Barcelona.

Napoli i ka ofruar atij pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh, ndërsa Kvaratskhelia po kërkon të paktën 5 milionë euro për ta rinovuar kontratën aktuale.

Kvaratskhelia ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027 dhe pagë vjetore prej 1.5 milionë eurosh në vit.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2022 dhe edicionin e shkuar e fitoi titullin e kampionit të Italisë, ndërsa këtë edicion ka 10 gola e 9 asistime në të gjitha garat.

You may also like