Vrioni: Grupi pika jonë më e fortë, duam vendin e parë

by admin
Spread the love

Në konferencën e radhës për shtyp të kombëtares shqiptare të futbollit përpara mediave ka dalë Giacomo Vrioni, që ka zhvilluar një sezon fantastik me Tirolin në Austri ku ka shënuar 19 gola, duke u shpallur kështu golashënuesi i turneut.

Sulmuesi kuqezi ka folur për sfidat e radhës së Shqipërisë në Nations League dhe miqësoren ndaj Estonisë.

Sa i lehtë është vendi i parë pa Rusinë? – E dimë që janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, por e dimë edhe nivelin tonë. Si në Islandë, ashtu edhe në Shqipëri, do të luajmë për të marrë 3 pikë, për të arritur vendin e parë.

Atmosfera e grupit – Shumë mirë. Unë kam arritur dje, po atmosfera është shumë e mirë dhe jemi të përqendruar në këto ndeshje.

Titullar? – Atë e di trajneri, unë di vetëm që do të vazhdoj të punoj edhe pse kalova një sezon shumë të rëndësishëm, sërish është zgjedhje e trajnerit.

A mund të thyej rekordin e Salihit në Kombëtare? – Nëse trajneri më jep mundësinë, është normale, sepse jemi sulmues dhe kërkojmë golat dhe atë do të provojmë.

Konkurrenca në Kombëtare – E vështirë është gjithandej, sepse kudo ka sulmues, por në Kombëtare ka lojtarë shumë të fortë, janë më në formë. Ne do të mendojmë vetëm të bëjmë më të mirën në stërvitje dhe siç thashë më parë, zgjedhja i përket trajnerit.

Kush repart më i fortë i skuadrës sonë? – Për mua të gjitha repartet janë të forta. Të gjithë lojtarët luajnë në Europë, ka lojtarë që luajnë në Champions League, Premier League, Europa League, Marash Kumbulla fitoi Conference League dhe siç të thashë, të gjithë repartet janë të rëndësishme në Kombëtare.

Pika jonë më e fortë? – Grupi.

Islanda apo Izraeli, rivali më i vështirë? – Kur luan në Nations League nuk ka ekip më të vështirë, ekip më të fortë, janë të gjithë në nivelin tonë dhe ne do punojmë që të marrim 3 pikë në Islandë dhe në Shqipëri me Izraelin. / Oversport.tv

You may also like