Vrau 10 vite më parë të dashurën e tij, kampioni paralimpik fiton lirinë me kusht

by admin
Spread the love

Ish-kampioni paraolimpik nga Afrikës e Jugut, Oscar Pistorius së shpejti do të lirohet me kusht, një dekadë pasi qëlloi dhe vrau të dashurën e tij Reeva Steenkamp.

Pistorius, 37 vjeç, u paraqit para një bordi me kërkesën për liri me kusht, në Pretoria, pasi ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit me të cilin ishte dënuar. Pistorius të mund të lërë qelinë me 5 janar 2024.

Reeva Steenkamp vdiq më 14 shkurt 2013, me Pistorius që pranoi se kishte qëlluar katër herë në shtëpi, përmes derës së banjës, por në mbrojtje të tij ai tha se mendonte se ishte një hajdut.

Pistorius ishte i fiksuar pas sigurisë dhe flinte me një armë pranë shtratit të tij. Pas disa apelimeve, ai u dënua përfundimisht me 13 vjet burg.

Para kësaj tragjedie, Pistorius ishte një figurë e profilit të lartë në botën e atletikës. I amputuar me dy këmbë, ai vrapoi me proteza fibër karboni (i mbiquajtur Blade Runner) dhe madje luftoi për të drejtën për të garuar në Lojërat Olimpike dhe jo në Paraolimpiadë.


Top Channel

You may also like