Vrasje me breshëri plumbash në Prishtinë – Vetura e viktimës nga Maqedonia! – Shqip

by admin
Spread the love

Sot në Rrugën C në Prishtinë një person është vrarë nga dy të dyshuar.

Klan Kosova mëson se viktima ishte në një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut në momentin kur ishte sulmuar me armë zjarri.

Policia e Kosovës për rastin në fjalë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:00.

Ekipi i Klan Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon të qëndrojë aty.

“Viktima është qëlluar nga persona të dyshuar me një breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend”, ka thënë gazetarja Arjeta Sinani.

“Menjëherë pas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij”.

“Ende nuk dihen se cilat kanë qenë shkaktarët që kanë dërguar deri te kjo ngjarje e rëndë që e tronditi sonte Prishtinën”.

Sipas Sinanit, vetura në të cilën ka qenë viktima ka qenë tërësisht e demoluar pasi në të janë shkrepur një mori plumbash.

You may also like