Vrasje e dyfishtë në Karposh të Shkupit, djali vret nënën dhe gjyshen e tij!

by admin
Spread the love




Në orët e pasdites, rreth orës 14:30 ka ndodhur vrasje e dyfishtë në lagjen e Karposhit, gjegjësisht në një banesë të rrugën Ruzveltova, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç ka informuar policia, një burrë i moshës 40 vjeçare e ka therur nënën e tij 60 vjeçare dhe gjyshen e cila është e moshës 80 vjeçare.

“Sot rreth orës 14.40, zyrtar policor nga Stacioni Policor Karposh e kanë privuar nga liria, M.J (40 ) nga Shkupi, nën dyshimin se rreth orës 14:20 në ndërtesë në rrugën Ruzvelltova me mjet të fortë i ka sulmuar nënën edhe gjyshen në moshë rreth 60 dhe 80 vjeçare, të cilët nga plagët e marra kanë humbur jetën. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të ngritet kallëzim penal adekuat”, thonë nga MPB, raporton SHENJA.


You may also like