Vota e nesërme për në KiE, janë vota pro të drejtave të njeriut që e fuqizojnë qytetarin e Kosovës pas dallim religjioni – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar mbështetje për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, e në organizatat tjera ndërkombëtare, raporton Shqip.

Pas takimit me homologen e saj sllovene, Nataša Pirc Musar, Osmani tha se ky shtet e ka ndihmuar Kosovën që nga shpallja e Pavarësisë, ndërsa tha se raportet janë të shëndosha.

“Raportet me Slloveninë nuk janë vetëm miqësore por datojnë nga vitet e 90-ta. Sllovenia ka mbështetur Kosovën edhe pas vitit 99’ me prezencën e trupave te KFOR-it që kanë shfaqur me shumë stabilitet e siguri në rajonin tonë. Ka njohur pavarësinë dhe që nga atëherë kemi arritur të zhvillojmë raporte bilaterale, si ekonomi, shëndetësi dhe fusha tjera. Ne synojmë që të anëtarësohemi në NATO. Vota e nesërme në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës, pastaj vota në Komitetin e ministrave janë vota pro të drejtave të njeriut që do të fuqizojnë qytetarin e Kosovës pas dallim religjioni”, ka thënë Osmani.

“Rruga e Kosovës është e qartë, ne synojmë anëtarësimin në BE, NATO dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ndajmë vlera të përbashkëta. Qytetarët e Kosovës janë po aq evropian dhe kontribuojnë drejt kësaj rruge. Faleminderit për prezencën tuaj në këtë forum”, u shpreh Osmani.

You may also like