VMRO: Nëpër markete ka qumësht dhe jogurt nga Serbia me substanca kancerogjene

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE shpalos siç thonë prova të reja, për qumshtin i cili sipas tyre është me përmbajtje kancerogjene dhe shitet në vendin tonë. Sipas Cvetan Tripunovskit edhe jogurti me proteina, po ashtu nga Serbia, nga rezultatet laboratorike, ka rezultuar se ka përmbjatje të madhe të amflatoksinit.

Cvetan Tripunovski, VMRO-DPMNE

“Pyesim publikisht, jogurti me proteina nga fqiu serb dhe qumshti nga një qumshtore në Maqedoni, a janë lëshuar në përdorim, ose të njejtat janë përpunuar dhe gjenden në ndonjë prej rafteve nëpër markete në Republikën e Maqedonisë? Këto dokumente janë tregues tjetër se kontrollet e qumshtit dhe produkteve qumshtore, si vendase ashtu edhe ata të importuara, AUV nuk i bënë në pajtim me nevojën për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet”.

Ata i bjënë thirrje drejtorit të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të japë dorëheqje.

Cvetan Tripunovski, VMRO-DPMNE

“Apelojmë që Babovski i cili për të tretën ditë është në udhëtim zyrtar, në vend që të shetitet me shpenzime shtetërore, të kthehet menjëherë dhe të japë dorëheqje për të gjithë havarinë që e ka bërë, sa është drejtor në këtë Agjeni”.

Përndryshe, VMRO një ditë më parë akuzoi Agjensinë se ka lejuar që qumshti i importuar nga Serbia, i cili është me përmbajtje kancerogjene, të shitet nëpër marketet e vendit tonë, pas çka Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë përgënjeshtroi pohimet e VMRO-së. Ndërsa ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u bëri thirrje qytetarëve që të dëgjojnë çfarë thonë institucionet dhe jo politikanët nëpër deklarata.

You may also like