Vllaznia kthehet te fitorja/ Egnatia mposht Kastriotin dhe ngjitet në vendin e tretë

by admin
Spread the love

Pas 3 humbjeve radhazi, skuadra e Vllaznisë rikthehet tek fitorja në javën e fundit të Abissnet Superiores ndaj Teutës të cilën e mundur 4-0 në Loro Boriçi.

Që në pjesën e parë shkodranët tregojnë trendin e lojës duke shënuar 2 gola, në fillim me Hakajn në minutën e 20-të dhe më pas Kaina shndërron në gol një penallti.

Në pjesën e dytë është Ardit Hoxhaj ai i cili shënon edhe golin e tretë përpara se Kotobelli 3 minuta më pas në të 78-të të linte Teutën me 10 lojtarë dhe t’i jepte mundësinë Vllaznisë të shënonte edhe golin e katërt duke i shkaktuar humbjen e parë Edi Martinit në këtë rikthim të tijin në drejtimin e Teutës nga ku kish marrë dy fitore de tashmë një humbje në tre ndeshje.

Me këtë sukses Vllaznia ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 22 pikëve ndërsa Teuta e mbyll vitin e fundit me 14 pikë në 15 javë të luajtura

Pas disfatës së javës të kaluar me Bylisin, Egnatia rikthehet te suksesi teksa triumfoi në transfertë ndaj Kastriotit me rezultatin 2-3. Miqtë rrogozhinas treguan “muskujt” ndaj krutanëve pasi i mposhtën edhe duke luajtur prej minutës së 43-të me 10 lojtarë pasi Agbekpornu mori dy kartona të verdhë.

Deri në atë minutë, loja ishte në barazim 1-1 teksa rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me anë të Laurentinos në minutën e 32-të, ndërsa barazoi për Kastriotin, Selmani në të 37-tën. Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar tashmë nga Ardian Mema kaloi në avantazh me Edon Hasanin, por Egnatia nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe në harkun e pesë minutave (’51, ’56), përmbysi sfidën falë golave të Fernandos dhe Delarge dhe morën një tjetër trepikësh të rëndësishëm duke u ngjitur në vendin e tretë në kuotën e 24 pikëve. Nga ana tjetër, Kastrioti, mbetet në vendin e shtatë me 18 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Erzeni dhe Bylisi u ndanë në një barazim 1-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në me Muçollari në minutën e 33-të , ndërkohë që për Shijakasit evitoi humbjen Sadikit në minutën e 83-të. Pas kësaj jave Erzeni mban vendin e katërt me 22 pikë, ndërsa Bylis renditet në vendin e tetë me 16 pikë.


Top Channel

You may also like