Vjosa del nga shtrati, ministrja Frida Krifca në terren: Investimi në argjinaturë ka shpëtuar Vlorën nga përmbytja

by admin
Spread the love

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati duke përmbytur rreth 1,000 hektar tokë, tha ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e cila ndodhej sot në zonën më të rrezikuar, pranë Urës së Mifolit.

Krifca shoqërohej nga kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, drejtuesi politik i Fierit Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

Çako tha se situata aktuale mund të krahasohet si një në 50 vjet, për shkak të përqëndrimit dhe intensitetit të ujit.

Jemi në nivele maksimale të Vjosës pranë urës së Mifolit, ka gati tre ditë me rreshje intensive. Është për t’i vlerësuar investimi që është bërë me dy argjinatura në krahët e Vjosës. Ky nivel përqëndrimi mund të krahasohet një në 50 vjet për shkak të intensitetit që ka. Por do të na shërbejë edhe për të nxjerrë konkluzionet dhe për të përforcuar investimet.

Forcat e armatosura dhe policia kanë qenë në terren gjatë gjithë natës, janë evakuuar rreth 15 familje dhe gjë e gjallë. Shpresojmë që së shpejti të bjerë niveli i Vjosës i përqëndruar në urën e Mifolit”, u shpreh Çako.

You may also like