Vjen edhe njoftimi zyrtar, Milani rinovon me dyshen Maldini-Massara

by admin
Spread the love

Pas konfirmimit nga vetë Paolo Maldini, tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar. Milani ka rinovuar kontratën e dy drejtuesve Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Ka qenë vetë klubi kuqezi që ka njoftuar me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare. Në të thuhej se Maldini dhe Massara kanë rinovuar kontratën e tyre edhe për dy vite të tjera.

Dyshja Maldini-Massara kanë firmosur mbrëmjen e djeshme rinovimin e kontratave, ndërsa mungonte edhe shumë pak kohë nga skadimi i tyre. Milani njoftoi se ky është një tregues i vazhdimësisë së klubit dhe dëshirës për t’u fuqizuar dhe për t’u rritur. /oversport.tv

You may also like