Viti i Lepurit/ Kinezët mblidhen për herë të parë pas pandemisë së koronavirusit për të festuar Vitin e Ri Kinez

by admin
Spread the love

Të lumtur që këtë herë mund të festojnë me familjarët e tyre, kinezët kremtojnë Vitin e Ri e Hënor.

Pas tre vitesh të vështira për shkak të politikave të ashpra zero Covid që ndoqi Kina duke u kërkuar udhëtarëve të karantinoheshin për javë të tëra, miliona qytetarë i gëzohen faktit se mund të mblidhen me njëri-tjetrin e të festojnë pa frikën e kufizimeve.

Tradita e do që kinezët të vishen me të kuqe teksa mblidhen në gjithë bashkë në tryezën e mbushur me ushqime. Por kjo është e pamundur për mijëra familje që vajtojnë humbjen e të afërmve nga Covid 19, ndërsa të tjerë duhet të kujdesen për familjarët që janë aktualisht të infektuar me koronavirus.

Viti i ri kinez shënon fillimin e pranverës dhe ka të bëjë me heqjen simbolike të vjetër të vitit të kaluar dhe duke sjellë shëndet, pasuri të mirë, prosperitet dhe lumturi në vitin e ri hënor. Sipas përllogaritjeve të sistemit kohor të hënës, ky vit është Viti i Lepurit.

Në qendër të Birminghamit janë mbledhur mijëra qytetarë që për herë të parë që nga fillimi i pandemisë mund të ndjekin nga afër eventin që përfshin këngë, kërcim e që do të shoqërohet nga një spektakël gjigant fishekzjarresh. Nga kjo e diel, festimet do të zgjasin për 15 ditë me radhë. Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit për shumë njerëz të Azisë Lindore dhe Juglindore dhe ndiqet me kuriozitet nga e gjithë bota.


Top Channel

You may also like