Vila angleze e manjatit rus kritik të Putin, shkatërrohet nga zjarri, pak pas rinovimit në Angli (fotot)

by admin
Spread the love

Vila luksoze e një milioneri rus që kishte vdekur në mënyrë misterioze pasi ishte distancuar nga Putin, është djegur tashmë e tëra nga flakë të papritura që e përfshinë një javë më parë.

Mega-vila $10 milionëshe në Surrey të Britanisë qendrore, zotërohej nga e veja e manjatit rus Badri Patarkatsishvili por është shkatërruar disa ditë pas kompletimit të një rinovimi tre vjeçar.

Pronarja Inna Gudavadze e veja e Badri Patarkatsishvili, kishte shpresuar të vendosej në shtëpinë rurale të luksit, që tashmë është kthyer në rrënoja, pas zjarrit në një nga zonat më të shtrenjta të Britanisë.

Forca të shumta zjarrfikëse kishin tentuar të ndalonin zjarrin e fundit të muajit të shkuar por tashmë ata i kanë lënë vendin hetuesve për të tentuar të përcaktojnë çfarë ka ndodhur.

Shtëpia me tre kate e nëntë dhoma gjumi kishte kërkuar tre vjet për t’u rinovuar dhe mburret me bimësinë e dendur dhe pamjet nga vargu kodrinor North Downs që zgjatet deri në bregdetin e Kent në lindje.

Gjeorgjiania Gudavadze – e cila llogaritet të ketë një pasuri prej 650 milionë paundë – po përgatitej të vendosej aty nga Londra, me dy bijat Liana Zhmotova, 43 vjeçe, e Iya Arkadyevna Patarkatsishvili, 40.

Ish-bashkëshorti i saj Patarkatsishvili njihej si ‘baron nafte’ i kthyer në politikan, por që ishte larguar nga Rusia në vitin 2000 pas një prishjeje me Putin, kur u akuzua për mashtrim dhe se po ndihmonte një tjetër oligark të arratisej nga burgu.

Ai kishte jetuar në vilën në fjalë deri në 2006 kur raportohet se pësoi një atak kardiak të papritur në moshën 52 vjeçare, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Vdekja e tij erdhi pak pas asaj të ish-agjentit të KGB, Alexander Litvinenko, i cili kishte deklaruar se vrasës me pagesë po e ndiqnin.

Zonja Gudavadze – e cila ka qenë më parë gruaja më e pasur në Britani, refuzonte të komentonte mbi zjarrin, por menaxheri i saj britanik Dean Windebank tha për MailOnline tha se besohet se ka nisur nga papafingo.

Rinovimi i saji radhës pritet të kushtojë rreth 5 milionë por duhet të presë deri në përfundimin e hetimeve.

Windebank shtonte se vila ishte ndërtuar kryesisht me dru dhe një veshje të jashtë me të trashë me tulla.

“Ngjarja po hetohet nga policia, kompanitë e sigurimi, por duket se është e sigurtë se vila do të sheshohet për t’u ndërtuar nga fillimi, shpresojmë të shpëtojmë vetëm bodrumin e gjerë”.


Top Channel

You may also like