(VIDEO) Zeqiri: Zyrtarët e ASH-së nuk ndalen nga kërcënimet

by admin
Spread the love

Pas kërcënimeve ndaj të punësuarëve dhe drejtorit të Agjencionit për menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiu, ka reagur partia Aleanca për Shqiptarët. Arben Zeqiri, nga ASH thot se çdo kërcënim dhe çdo tentim për frikësim është që në fillim i dështuar. Sipas tij, drejtori Driton Nebiu, Aleanca për Shqiptarët dhe të gjithë zyrtarët e zgjedhur nga Aleanca për Shqiptarët nuk do të ndalen. Përkundrazi,  Zeqiri zotohet  se do të realizojnë çdo projekt kundër krimit dhe korrupsionit, do të shitet çdo pronë e konfiskuar dhe paratë do t’u kthehen qytetarëve deri në qindarkën e fundit.

ARBEN ZEQIRI, ZËDHËNËS I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Ashtu siç edhe kemi pritur, struktura dhe individë të caktuar, të cilëve ju pengon qeverisja jonë, ndryshimet dhe vendosmëria jonë kundër krimit, po tentojnë që me kërcënime të dështuara të na ndalojnë nga ky mision. Së fundmi, kriminel të konfirmuar me vendime gjyqësore kanë kërcënuar të punësuarit dhe drejtorin e Agjencionit prë menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiun. Duam të bëjmë me dije se pas drejtorit Nebiu qëndron e gjithë Aleanca për Shqiptarët, gjithë kryesia dhe të gjthë anëtarët”.

Nga ASH i bëjnë thirrje organeve kompetente që sa më shpejtë të zbardhet ky rastë dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.

ARBEN ZEQIRI, ZËDHËNËS I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Ftojmë publikisht institucionet kompetente, Ministrinë e Punëve të Brendshme, prokurorinë dhe institucionet tjera që të hetojnë kërcënimet ndaj të punësuarve dhe menaxhmentit të Drejtorisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, të identifikojnë kërcënuesit dhe ti nxjerin ata para drejtësisë. Ftojmë institucionet e tjera që ti bashkangjiten luftës së filluar nga Aleanca për Shqiptarër dhe zyrtarët tanë e të mos heshtin para kërcënimeve e kërcënuesve”.

Arben Zeqiri më tej deklaroi  se Aleanca për Shqiptarët që nga themelimi si lëvizje e më pas edhe si parti politike, është zotuar se synim parësor do të ketë dekriminalizimin e institucioneve dhe luftën e pakompromis kundër korrupsionit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like