(VIDEO) Xhaferi: Votimi i ndryshimeve kushtetuese mund të shtyhet derisa të sigurohet shumica

by admin
Spread the love

Kryeparlamentari Talat Xhaferi deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha masat për të filluar seanca plenare me 18 gusht në të cilën do të diskutohet për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Ai njoftoi  se pas shtyrjes së debatit, ka mundësi që votimi i ndryshimeve kushtetuese të shtyhet deri në momentin kur të sigurohet shumica e kërkuar prej dy të tretash. Ai tha se është një situatë e paparashikueshme, por Rregullorja e lejon këtë, pavarësisht se seanca është caktuar për 18 gusht, e cila siç ka theksuar Xhaferi zgjat 10 ditë pune.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR

“Sa i përket seancës plenare të 18 gushtit gjithsesi se janë ndërmarë të gjitha masat për të filluar seanca dhe do të fillojë me 18 gusht. Sipas rregullave debati duhet të zgjasë jo më shumë se 10 ditë pune që ka të bëjë me të drejtën e fjalës të deputetëve gjegjësisht për debat. Parlamenti vendos nëse në seance janë prezent shumica e nevojshme për vendimmarrje konkrete dhe për atë aspekt nuk mund të  prejudikohet mënyra se do të ndodh votimi në fund të debatit apo do të jetë i prolonguar akti i votimit, janë çështje që varen nga faktet gjegjësisht nga situata konkrete në rrjedh të seancës”.

Xhaferi tha se sa i përket përmbajtjes së nismës për ndryshime kushtetuese është çështje e cila varet nga vendimi përfundimtar në seancë.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR

“Sa i përket përmbajtjes së nismës për ndryshime kushtetuese është çështje e cila varet nga vendimi përfundimtar në seance dhe nga teksti përfundimtar i vendimit do të varet i gjithë veprimi i propozuesit për miratimin e draftit të amendamenteve me të cilat do të duhet të rikthehet në parlament. Sa i përket debatit në komision, flasim, komisioni dhe debati është në fazën informative, që nga aty duhet të plotësohet dhe të merren mendimet e gjithë subjekteve që janë pjesmarës në debat dhe në formën e paprekur i adresohen propozuesit dhe nga aty propozuesi pastaj do të nxjer konkluzat se në cilën formë dhe në cilin format do ti shtrojë draft amendamentet në fazën tjetër”.

“Sa i përket komunikimit dhe vendimmarrjes të hënave është afati I kordinimeve të rregullta, të hënën që pason do të jetë kordinimi i rregullt, temat kryesore në atë kordinim do të jenë aspektet organizative të punës së parlamentit reth obligimeve që I ka parlamenti deri në seancën e 18 gushtit dhe aktivitetet tjera që duhet të pasojnë nga fundi I gushtit në shtator për të organizuar seanca tjera të rregullta mbi bazë të materialeve që kanë arritur dhe që do të arrijnë në parlament në kohën vijuese”, tha Xhaferi.

Përndryshe, procedura për ndryshime kushtetuese ka nisur të hënën, pasi Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese e mbështeti propozimin e Qeverisë për  ndryshimin e Kushtetutës me 10 vota “pro” dhe shtatë “kundër”. Edhe pse debati i Komisionit Parlamentar parashihej të zgjaste 10 ditë, ai përfundoi për vetëm, rreth dy orë.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like