(VIDEO) VMRO: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën “diktimin bullgar”

by admin
Spread the love

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ndryshimet kushtetuese, tha se është e qartë se qeveria nuk ka siguruar 80 deputetë për ndryshimin e Kushtetutës.

BRANE PETRUSHEVSKI, DEPUTET I VMRO DPMNE-SË

“Ajo që është fakt pas mbledhjes së liderëve është se qeveria nuk ka siguruar 80 deputetë për ndryshimin e Kushtetutës. Fakti është se uniteti i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së është i pathyeshëm dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar”.

Petrushevski edhe një herë i kërkoi Dimitar Kovaçevskit që të pranojë një duel me presidentin Hristijan Mickoski në mënyrë që të gjitha këto dyshime, nëse ka, të zbardhen në skenën publike.

Nga VMRO DPMNE thanë se LDM-dhe BDI e kanë sjellur vendin në këtë ngërç. “Кur kanë qenë duke vazhduar negociatat kemi ofruar që të marrim pjesë në proces me propozimet tona, ata kanë refuzuar dhe tani që ka problem ne duhet t’i nxjerrim nga kjo situatë”, thane nga VMRO DPMNE.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like