(VIDEO) VMRO-ja kritikon LSDM-në për mungesë transparence në nivelin lokal

by admin
Spread the love

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thekson se VMRO në krye me Hristijan Mickoski, mbetet parti destruktive që e ndërlikon edhe më shumë situatën në një kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike.

Nga LSDM thonë se VMRO me urdhër të Mickoskit, po bllokojnë mbi 130 vendime ligjore në Kuvend, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe shtetit.

LSDM

“Prej javësh kanë zvarritur zgjidhjen ligjore, e cila në katër muajt e ardhshëm duhet t’u japë ndihmë financiare rreth 200 mijë qytetarëve të kategorive vulnerabël. Për shkak të bllokimit të vetëdijshëm dhe të qëllimshëm nga VMRO, BERZH ndaloi 100 milionë euro për të mbështetur SH.A. EMV, të destinuara për përballimin e krizës energjetike”.

“Me pengesa dhe bllokada VMRO punon kundër interesave të shtetit dhe të gjithë qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Në anën tjetër, VMRO-ja kritikon LSDM-në për mungesë transparence në nivelin lokal.

VMRO

“Në të gjitha komunat ku kryetarë janë nga radhët e LSDM-së nuk ka raportim për punën. Sipas VMRO-së, LSDM nuk ka me çfarë të mburret në Komunën Qendër, Strumicë, Valandovë, Dojran e Probishtip”

Në anën tjetër, për kryetarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së theksohet se kanë investuar mbi 120 milionë euro në projekte vetëm për një vit, që është pothuajse aq sa qeveria ka shpenzuar për projekte.

/SHENJA/

 

 

You may also like