(VIDEO) VMRO do t’i shtyjë zgjedhjet e parakohshme për shkak të referendumit

by admin
Spread the love




Nisma e VMRO DPMNE-së për referendum do të kërkojë nga sovrani mendimin për propozimin francez. Formulimi i pyetjes do të vendoset në vazhdim, por nuk do të jetë për ndryshimet kushtetuese, sepse Kushtetutën do ta mbrojnë deputetët e VMRO DPMNE-së. Kështu thotë lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski duke theksuar edhe një herë se përkundër publikimeve të rrejshme në opinion, sipas tij, asnjë deputet i VMRO DPMNE-së nuk do të ndihmojë arritjen e 80 votave për të ndryshuar Kushtetutën.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Garancë se nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës është grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dhe fjala e tyre e dhënë. Të paktën jo me këto kushte asimiluese dhe hegjemonike që i përmbajnë edhe marrëveshja edhe Protokolli me fqiun lindor, por edhe versioni potencial i kornizës negociuese”. 

Sipas Mickoskit, referendumi aktualisht është prioritet mbi prioritetet dhe është i gatshëm të heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri sa të përfundojë e gjithë procedura e referendumit.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Ky është prioritet mbi të gjitha prioritetet sepse VMRO DPMNE dhe unë nuk veprojmë sipas interesave partiake por sipas interesave të qytetarëve dhe asaj që është me rëndësi për shtetin. Për ne nuk është me rëndësi të vijmë në pushtet me çdo kusht, nëse gjithçka kombëtare shitet”.

Procesi për mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve do të fillojë sapo të marrin formalisht lejen nga Kuvendi. Kreu i VMRO DPMNE-së tha se nëse pushteti LSDM-BDI ka minimum kapacitet demokratik nuk duhet të pengojë këtë nismë, por nuk përjashton manovra penguese nga kryeparlamentari Talat Xhaferi. /SHENJA/

 


You may also like