SOFT NEWS – Rikthehet në shtëpi, pasi u dërgua aksidentalisht qindra milje larg

by admin
Spread the love

OHAIO, 29 prill /ATSH/ – Një familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ribashkuar me macen e saj të përkëdhelur, pasi ajo u dërgua aksidentalisht qindra milje në Kaliforni, shkruan BBC.

Galeana, emri i saj, u zhduk nga shtëpia e saj në Utah në fillim të këtij muaji, duke nxitur kërkime të gjera për macen e zhdukur.

Ajo u shpëtua nga një punëtor i Amazonit  pasi ajo ishte hedhur atë në një nga paketat postale pa u parë.

Macja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se prej ditësh nuk kishte ushqim dhe ujë.

“Galeana i do kutitë, është pjesë e personalitetit të saj”, theksoi Carrie Clark, pronarja e maces duke shpjeguar se si kafsha e familjes së saj përfundoi kaq larg shtëpisë.

Macja përfundimisht u shpëtua nga kutia e madhe, e cila përmbante një palë çizme pune me majë çeliku, nga një punëtor i Amazon që e çoi te veterineri.

Aty u skanua mikroçipi i maces dhe u shfaqën të dhënat e kontaktit të zonjës Clark.

Veterineri më pas e thirri për t’i shpjeguar se çfarë kishte ndodhur.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like