I.Sh.P. Instituti i Shëndetit Publik festoi 100-vjetorin e krijimit, një shekull Kujdestar i shëndetit publik – Shqip

by admin
Spread the love

I.Sh.P. Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut festoi 100 vjetorin e ekzistencës së tij me një ceremoni në të cilën morën pjesë mysafirëve të shumtë. Për të shënuar një shekull shërbim të përkushtuar ndaj shëndetit publik, ky përvjetor festohet nën moton “Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut – 100 vjet Kujdestari i
shëndetit Tuaj”.

I themeluar në vitin 1924 Instituti i Shëndetit Publik është në vijë të parë të mbrojtjes shëndetësore preventive, duke shërbyer si mbrojtës i mirëqenies së qytetarëve dhe si gurthemel i kujdesit për shëndetin publik. Gjatë gjithë historisë së tij Instituti i është përkushtuar promovimit të shëndetit dhe mirëqenies të të gjithë qytetarëve, hulumtimeve inovative dhe përfaqësimit për politika dhe intervenimeve të bazuara në dëshmi.

Në kuadër të shënimit të këtij përvjetori u mbajt një ceremoni në të cilën të pranishëm ishin mysafirë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të shumtë të punës së Institutit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

“Pa dyshim që një nga sfidat më të mëdha me të cilat u përballëm në këtë dekadën e funditështë pandemia me virusin Covid-19. Kjo pandemi, si kurrë më parë, e vuri në sprovë qëndrueshmërinë dhe aftësitë tona. Megjithatë, me përpjekjet tona kolektive, ne po manevrojmë nëpër këto kohëra turbulente me qëndrueshmëri dhe vendosshmëri, duke i përshtatur strategjitë tona që ta mbrojmë shëndetin, e njëkohësisht edhe ta zbusim ndikimin e rreziqeve biologjike ndaj aftësisë për punë të popullatës. Sfidat e së kaluarës janë një përkujtim i vazhdueshëm që ta mbrojmë shëndetin publik. Beteja zhvillohen për çdo ditë dhe duhet të jemi gjithmonë të gatshëm që t’i dallojmë kërcënimet dhe rreziqet në kohë. Qëllimet dhe prioritetet tona për të ardhmen janë të qarta dhe të tashmë të njohura. Ne jemi kujdestar të shëndetit publik!”, theksoi në fjalimin e tij me rastin e shënimit të përvjetorit drejtori i Institutit, Prof. dr. Shaban Memeti.

Ministri i Shëndetësisë, Prof. dr. Ilir Demiri përcolli urimet e tij për këtë përvjetor të rëndësishëm të Institutit dhe e theksoi rëndësinë e tij të veçantë si pjesë e sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.

“Sa i rëndësishëm është Instituti i Shëndetit Publik, aq i rëndësishëm është edhe specializimi – epidemiolog”, theksoi Demiri dhe shtoi se në një të ardhme të afërt duhet të krijohen departamente dhe njësi të tjera në kuadër të Institutit të Shëndetit Publik, por edhe në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim zhvillimin e programeve që kanë rol në parandalimin e sëmundjeve dhe për të pasur një sistem shëndetësor më cilësor.

Me rastin e përvjetorit urime dërgoi edhe Kryeministri Talat Xhaferi dhe Presidenti Stevo Pendarovski, të cilët e theksuan rëndësinë e Institutit në sistemin e mbrojtjes shëndetësore preventive, të arriturat e deritanishme në promovimin e shëndetit publik, dhe dëshiruan një realizim të suksesshëm të qëllimeve dhe detyrave të përcaktuara të Institutit edhe në të ardhmen.

Me rastin e përvjetorit mesazhe urimi u pranuan edhe nga përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në të cilat u theksua kontributi i Institutit për shëndetin publik global.

“Ky rrugëtim filloi në vitin 1924, kur u themelua Instituti për sëmundje tropikale në Shkup dhe nga një stacion bakteriologjik u zhvillua në një laborator për testimin e sëmundjeve infektive.

Nga atëherë Maqedonia e Veriut ka bërë një zhvillim të jashtëzakonshëm”, theksoi drejtori i Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropë, Dr. Hans Henry Kluge.

“EDC është një institucion shumë më i ri se Instituti, por jam shumë e kënaqur që për 15 vite bashkëpunimi ynë është shndërruar në një partneritet të frytshëm dhe të pjekur. Me Maqedoninë e Veriut filluam një bashkëpunim në vitin 2009 si pjesë e mbështetjes së Komisionit Evropian për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Që atëkohë, ECDD ka pasur për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit me Institutin në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të shtetit për ta zbatuar legjislacionin evropian për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, për t’i përmbushur kriteret e nevojshme dhe për të përmbushur një sërë kërkesash në këtë fushë” tha në mesazhin e saj drejtoresha e ECDC, Dr. Andrea Amon.

Me rastin e përvjetorit u promovua monografia me titull “100 vjet Instituti i Shëndetit Publik iRepublikës së Maqedonisë së Veriut 1924-2024 – Kujdestar i shëndetit publik”. Ky botim do të shërbejë si një testament për trashëgiminë e pasur dhe ndikimin e qëndrueshëm të Institutit ndaj shëndetit publik në vend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like