(VIDEO) VLEN: Naser Ziberi demantoi tezat e Ali Ahmetit për kryeministrin shqiptar

by admin
Spread the love

Koalicioni VLEN, ka reaguar sot ndaj intervistës së Naser Zyberit e bërë disa ditë më parë, duke thënë se nxori në pah hipokrizinë e Ali Ahmetit me deklaratat e tij. Fari Hiseni, përfaqësues i koalicionit VLEN, theksoi se ish kandidati i BDI-së për kryeministër të parë shqiptarë në vitin 2020, Naser Zyberi, ka vënë në pah disa gjëra të cilat, opozita shqiptare i ka potencuar që në fillimet e saja. Sipas VLEN, hipokrizi tjetër e Ahmetit është edhe kryeministri shqiptar i cili, është vetëm një tentativë e pastër për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve. VLEN thotë se nga kjo parashtrohet pyetja se a mos u shkëmbye dhe u shit mandati i kryeministrit për miliona euro.

FARI HISENI, KOALICIONI VLEN

“Naser Zyberi ishte shumë i qartë duke thënë se kryeministri i parë shqiptar, në vend të 100 ditëve në këtë post, do të duhej të ishte së paku dy vjet, sepse 100 ditët, siç ka potencuar opozita e bashkuar shqiptare, janë në shërbim vetëm të çështjeve teknike. Në fakt, kryeministri 100 ditësh është edhe një hipokrizi dhe mashtrim që u tentua tu servohet shqiptarëve, dhe kjo po vërtetohet për çdo ditë. Aq më tepër, paraqet një tentativë të pastër për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve”.

Hiseni ka deklaruar se kreu i BDI-së e di që do të humb rëndë në zgjedhje përballë opozitës së bashkuar shqiptare, për këtë arsye vendosi që të sakrifikojë Bujar Osmanin./SHENJA/

 

MARKETING



You may also like