Haxhimusa het-trik, Ferizaj mund 2 Korrikun dhe bën një drejt rikthimit në elitën e futbollit  

by admin
Spread the love

Ferizaj para shikuesve të vet ka rrëmbyer tre pikë dhe bën një hap drejt rikthimit në elitën e futbollit të Kosovës.

Ferizaj e ka mposhtur me rezultat 4:2 2 Korrikun, në takimin e javës së 24-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

“Një fitore shumë e rëndësishme si vendas ndaj 2 Korrikut, me tre golat e sulmuesit Betim Haxhimusa dhe golin e Erion Sadriut. 

Ndeshja filloi fuqishëm për skuadrën tonë, ku pas 10 minutash lojë krijuam epërsi prej 2 golash. 

Pjesa tjetër e ndeshjes kaloi në dominimin tonë, duke e administruar rezultatin me lojë të bukur”, njofton FC Ferizaj.

Java e 24-të

Kika- Vushtrria u ndërpre
Ferizaj – 2 Korriku 4:]2
Prishtina e Re – Ramiz Sadiku 2:2
Vjosa – Ulpiana 3:0 me rezultat zyrtar
Vllaznia – Flamurtari 0:3 me rezultat zyrtar

Ferizaj kryeson me 57 pikë, pasojnë Prishtina e Re me 54, Vjosa 49, Ulpiana 37, Ramiz Sadiku 29, Flamurtari 29, 2 Korriku 26, Vushtrria 24, Vllaznia 14 dhe Kika 13 pikë.

You may also like