Jo një “Serbi e madhe”! – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-presidenti kroat Stjepan Mesiç tha se një Serbi e madhe nuk mund të krijohet më kurrë, duke shtuar se “ka ende njerëz si Sllobodan Millosheviçi” që synojnë zgjerimin serb, duke aluduar për presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Mesiç ishte në Prishtinë në takimin “PanShqiptar-Ndërballkanik-Euroatlantik”.

Ai tha se Millosheviç ka qenë përgjegjës kryesor për viktimat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

“Ju falënderoj shumë që keni qenë këtu në 25 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kur shkova në Beograd atëherë isha kryetar i Kryesisë së Jugosllavisë dhe guxova të them se do të jem presidenti i fundit i Jugosllavisë. Miloševiçi nuk mundi të pajtohej me atë që ne propozuam për të krijuar një konfederatë pa luftë dheqë do të ishte dhe në interesin e tyre. Por të gjithë e kemi parë se si përfundoi kjo punë dhe me sa viktima nga ata që synojnë ta bëjnë Serbinë të madhe. Por unë them se Serbia është një vend i vogël në Ballkan”, tha Mesiç. /tesheshi.com/

 

You may also like