Emisioni i RAI3, Meloni reagon nga Peskara: Rama u sulmua se ndihmoi Italinë për çështjen e migrantëve

by admin
Spread the love

PESKARA, 28 prill /ATSH/ – Shqipëria dhe Rama u linçuan për përpjekjet e tyre për të na ndihmuar për migrantët, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Duke folur në konventën e partisë ”Fratelli D’Italia”, që po zhvillohet në Peskara, Meloni deklaroi se ”Shqipëria dhe Rama u sulmua për përpjekjet për të na ndihmuar për migrantët”.

”Për migrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën dhe, ruajna Zot, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët evropianë dhe, në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit evropian, ata e sulmuan”, deklaroi Meloni.

”Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Ramës dhe gjithë popullit shqiptar”, theksoi kryeministrja Meloni./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like