Mickoski: VMRO-DPMNE do ta formojë Qeverinë dhe në të do të jetë edhe VLEN-i

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot ka deklaruar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i dërgon emisar për të hyrë së bashku ne qeveri, edhe atë sipas tij pa kushte.
Mickoski ka deklaruar se i vjen keq që Ali Ahmeti e rrethoi veten me njerëz të cilët po e grabisin vendin.
Sipas tij, Qeverinë e ardhshme do ta formojë VMRO-DPMNE dhe në të do të jetë edhe koalicioni VLEN.
“Më vjen keq që Ali Ahmeti dëshiron të paraqitet në publik si ideolog dhe shumë i fortë dhe në prapavijë na dërgon emisarë dhe do të thosha se dëshiron pa kushte të hyjë në një koalicion të ardhshëm me VMRO-DPMNE-në dhe me koalicionin”. Maqedonia juaj’. Me vjen keq qe Ali Ahmeti e rrethoi veten me njerëz të cilët po ashtu e keqpërdorin për të bërë, krim dhe grabitje të Maqedonisë, dhe më vjen keq që Ali Ahmeti duke u rrethuar me këta njerëz, në vend që të përfundojë si pensionist politik dhe të ishte ideolog, ai do të përfundojë si bashkëpunëtor në krimin e bashkëpunëtorëve të tij të afërt të cilët së shpejti nga sot, opinioni maqedonas, të gjithë qytetarët në Maqedoni pa dallim etnie, do të jenë dëshmitarë dhe për të cilin kemi prova të shumta”, ka deklaruar Mickoski.

MARKETING



You may also like