FOKUS – Rusia dhe Ukraina sulme respektive me dronë

by admin
Spread the love

BERLIN, 28 prill /ATSH-DPA/ – Rusia dhe Ukraina vazhduan të sulmojnë njëra-tjetrën me sulme me dronë edhe gjatë natës së kaluar, sipas autoriteteve lokale.

Guvernatori ukrainas, Vitaly Kim tha se një hotel dhe një objekt furnizimi me energji u goditën në qytetin jugor të Mykolaivit.

”Dëmi i saktë është ende duke u përcaktuar”, shkroi ai në një postim në Telegram.

Nuk ka pasur viktima.

Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia vendosi katër drone luftarake ”Shahed-131/136” të prodhimit iranian – të ashtuquajturat dronë kamikazë – dhe pesë drone të tjerë me dizajn të panjohur.

”Katër dronët ‘Shahed’ dhe një dron tjetër u rrëzuan”, thanë zyrtarët.

Sulmet ajrore ruse në Ukrainë nuk ishin aq intensive sa një natë më parë, kur dhjetëra raketa dhe dronë luftarakë goditën objektivat në vend.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se 17 dronë ukrainas u rrëzuan mbi zona afër kufirit të dielën mbrëma.

DPA nuk është në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur detajet e sulmeve të ofruara nga asnjëra palë.

Guvernatori i rajonit Kaluga në Rusi, Vladislav Shapsha, tha se ”tre dronë ukrainas ishin kapur pranë një depoje karburanti”.

Ukraina ka më shumë se dy vjet që po frenon një pushtim të plotë rus të vendit. Sulmet ajrore ruse kanë shënjestruar zona në të gjithë vendin, me sulme veçanërisht intensive kohët e fundit që synojnë furnizimet me energji të Ukrainës.

Ukraina, ndërkohë, ka rritur gamën e dronëve të saj luftarakë dhe po synon gjithnjë e më shumë rafineritë ruse dhe objektet e furnizimit me karburant./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like