(VIDEO) Vizita e kryeministrit të Kosovës, jehonë të madhe në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë dhe pritja madhështore që iu bë atij sidomos në rajoninn e Sharrit ka ngjallë reagime nga partitë maqedonase dhe organizatat maqedonase.

Organizata “Diaspora e Bashkuar Maqedonase” vizitën e të premtes në Shkup dhe Tetovë të kryeministrit Kurti dhe aktivitetet, sipas tyre, të organizuar nga opozita shqiptare ika cilësuar si grusht shteti. Sipas tyre Kurti dhe opozita shqiptare shpallën të premten fitoren e popullit shqiptar në të gjitha trojet e ish-RSFJ-së.

 DIASPORA MAQEDONASE

“Fitoren e ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në mes të Shkupit ia ka ndryshuar emrin rrugës ‘Brigada e Dytë Maqedonase’ në ‘Adem Demaçi’. Me këtë lëvizje dhe pushtimin e brigadës që çliroi dhe veproi pothuajse në të gjitha frontet në rajonin qendror dhe lindor të Maqedonisë, ballistët shqiptarë krijuan një fitore kulturore në qendër të Maqedonisë, në Shkup”.

Diaspora e Bashkuar Maqedonase i kërkon Qeverisë që Maqedonisë  që t’i shkruajë një letër proteste Kosovës, ta shpallë Albin Kurtin person non grata dhe  të flasë hapur dhe seriozisht me bllokun shqiptar për këtë akt që siç e qyajnë ata totalisht joshtetëror.

Edhe partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate doli  kundër emërtimit të rrugës “Adem Demaçi” që u përurua të premten në Çair. Sipas kësaj partie, Këshilli i Qytetit të Shkupit para dy vjetësh pa asnjë debat, pa konsultim me qytetarët dhe në në mënyrë të dhunshme ka ndryshuar emërtimin e pothuajse 500 rrugëve dhe objekteve të tjera në qytetin e Shkupit.

VMRO-DPMNE

“A e dinë të paaftët nga qeveria e LSDM-së se kryeqytet i kujt është Shkupi, Maqedonia apo ndonjë shtet tjetër? Dje në Shkup, pa asnjë simbol maqedonas dhe me pompozitet të madh dhe në prani të një kryeministri të një shteti tjetër, rruga Brigada e Dytë Sulmuese Maqedonase u emërtua me emrin e luftëtarit kosovar Adem Demaçi,  i cili nuk ka pika kontakti as me historinë e Maqedonisë dhe as me Shkupin”.

Të gjitha përgjigjet në pyetjet për ngjarjet e djeshme në Shkup dhe Tetovë, sipas LSDM-së, i ka kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, pasi sipas LSDM-së, partnerët e Mickoskit i kanë organizuar ngjarjet e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

LSDM

“Është Hristijan Mickoski ai që duhet të dalë para opinionit dhe të përgjigjet. Partnerët joformal të koalicionit Mickoski dhe DPMNE janë organizatorë të ngjarjeve në Shkup dhe Tetovë. Kasami u bë kryetar komune me mbështetjen dhe votat e DPMNE-së dhe bashkëpunimi i tyre i përbashkët vazhdon në Këshill, në Kuvend, por edhe për tema të tjera. Së bashku me Mickoskin, ata bashkuan forcat për të formuar një shumicë të re parlamentare dhe një qeveri të re, e cila dështoi. Publiku e di se Mickoski ka propozuar Afrim Gashin për anëtar të ri të Qeverisë”.

Të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte në Shkup dhe në Tetovë ku mori pjesë në promovimin e dy rrugëve, “Adem Demaçi” në Çair dhe aksit rrugor Tetovë-Vicë.  Për nder të tij në Tetovë u organizua edhe një koncert madhështorë ku morrën pjesë mijëra qytetarë. Kurti mbeti tepër i kënaqyr nga mikpritja që iu bë.

/SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like