VIDEO/ Vetëm Ronaldo di të shënojë penallti, shokët e tij i humbasin të gjitha dhe eliminohen nga Champions e Azisë

by admin
Spread the love

Kristiano Ronaldo ka dështuar në një tjetër objektiv që kishte me skuadrën e Al Nasr, duke u eliminuar sot në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve të Azisë. Një eliminim i cili ka ardhur me penallti, ku “ekspertët” milionerë të skuadrës saudite, gabuan gjuajtjet e tyre përballë skuadrës së Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Al Ain kishte fituar ndeshjen e parë 1-0 në fushën e vet, ndërsa sot ishte në avantazhin e dy golave në pjesën e parë. Por ekipi i Al Nasr çoi sfidën në 3-2 në kohën e rregullt, duke bërë që për fituesin të luheshin edhe shtesat. Miqtë realizuan në minutën e 105-të, por një penallti e Ronaldos ktheu përsëri shifrat në 4-3, duke bërë që tashmë të ishin penalltitë përcaktuese.

Nëse skuadra mike shënoi të tre tentativat e saj, për çudinë e të gjithëve ishte vetëm Ronaldo ai që realizoi saktësisht nga pika e bardhë pasi Brozoviç, Tejes dhe Otavio gabuan gjuajtjet e tyre, duke i dhënë kualifikimin ekipit kundërshtar.

PANORMASPORT.AL

You may also like