(VIDEO) Vdekja e pacientit në onkologji, gjykata liroi nga aktakuza ish drejtorin

by admin
Spread the love

Ish-drejtori  i  Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, sot është liruar nga aktakuza për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”. Nga kjo aktakuzë janë liruar  dhe dy mjekët, Igor Stojkovski dhe Maria Simonovski, pas padisë së paraqitur nga familja e pacientit të vdekur në vitin 2018. Sipas Gjykatjes  Sllavica Naumovska, ky vendim vjen pasi duke pasur parasysh se nga dëshmitë e paraqitura gjatë procedurës nuk është dëshmuar vepra për të cilën ngarkohen.

SLLAVICA NAUMOVSKA, GJYKATËSE

“Prokurori publik gjatë gjykimit nuk arritën ta dëshmojnë kohën e saktë dhe mënyrën e kryerjes së veprës”

Prokurorja publike, Lidia Raiçeviq, në deklaratë për media pas shpalljes së aktvendimit paralajmëroi ankesë para gjykatës së shkallës së dytë dhe tha se ka pohuar dhe vazhdon të pohojë se veprat penale janë kryer dhe tre mjekët meritojnë dënim.

LIDIA RAIÇEVIQ, PROKURORE PUBLIKE

“Atë që e bënë të akuzuarit dhe ajo që duhet të marrin mësim tërë personeli i mjekëve që punon me pacientë në Onkologji, është se këtyre pacientëve u nevojitet mbrojtje në pajtim me dy ligje – Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe Ligjin për mbrojtje të të drejtave të pacientëve. Ata kanë të drejta të caktuara në mënyrë të saktë. Këtë nuk e mori ky pacient, i cili ka vdekur në kushte dhe rrethana shumë të rënda dhe prandaj konsideruam se është kryer vepër penale”

Rasti filloi në vitin 2021, ndërsa sipas aktakuzës, pacientit me melanom malinj tre muaj në vitin 2018 nuk i është përshkruar terapi në Klinikën e Onkologjisë dhe ka vdekur pasi që i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas aktakuzës, Vasev si drejtor i Onkologjisë nuk miratoi përshkrimin e terapisë adekuate nga qershori deri në shtator të vitit 2018. Në nëntor të vitit të njejtë, familjes së pacientit i është thënë vetë të furnizohen me medikamente nga një shtet fqinj.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like