VIDEO/ VAR-i i buzëqesh edhe Atletikos, madrilenët mundin skuadrën e Uzunit dhe ngjiten përsëri në zonën Champions

by admin
Spread the love

Atletiko Madrid është ngjitur përsëri në vendin e katërt në renditjen e La Liga pasi ka mundur me shifrat 1-0 skuadrën e Granadës në transfertë. Ekipit të Diego Simeones, i është dashur një gol i Moratas për të mposhtur ekipin e Uzunit.

Në një sfidë ku madrilenët në fakt diktuan ritmin dhe kërkuan më shumë suksesin, diferencën e bëri goli në pjesën e dytë i shënuar nga sulmuesi spanjoll. Një gol për të cilin u desh ndërhyrja e VAR për të verifikuar që ishte në pozicion të rregullt dhe që dekretoi suksesin 1-0 të skuadrës së Simeones.

SHIH VIDEON

Kështu, Atletiko kthehet në vendin e katërt në renditje, në një pozicion që garanton Ligën e Kampioneve që mbetet objektivi kryesor i këtij edicioni.

PANORMASPORT.AL

You may also like