VIDEO/ Triumf me përmbysje për kreun, Egnatia fiton ndaj Kukësit

by admin
Spread the love

Egnatia ka fituar 2-1 ndaj Kukësit, në sfidën e vlefshme për Superioren. Një sukses i ardhur me përmbysje, në një takim mjaft emocionues. Verilindorët realizuan të parët me La Torre në minutën e 26-të, por Fernando vendosi ekuilibrat. 3 pikët skuadrës nga Rrogozhina ia dhuroi Spahiu, me golin e tij në të 56-tën.

Sa i takon renditjes, Egnatia kryeson kampionatin me 23 pikë. Në krahun tjetër, Kukësi është në mesin e tabelës.

Elita e futbollit shqiptar rezervon një tjetër ndeshje interesante këtë pasdite, teksa në orën 17.00 Dinamo mat forcat me Skënderbeun. Një sfidë mjaft interesante dhe me peshë, për vetë gjendjen ku janë të dy ekipet.

 

 

 

You may also like