(VIDEO) Spasovski mendon se ligji për amnisti nuk do të ketë efekt

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, edhe sot e ka përsëritur qëndrimin e tij se me tekstin ligjor për amnisti nuk do të arrihen efekte.  Spasovski mbetet në qëndrimin se propozim-ligji për amnisti nuk e zgjidh  as problemin e burgjeve, përkatësisht shpopullimin e tyre dhe krijimin e kushteve më të mira. Për këtë, Spasovski tha se bëhet fjalë për qëndrim personal, ndërsa subjekti të cilit ai i takon do ta shpreh qëndrimin gjatë procedurës në Kuvend, nëse ligji propozohet deri tek ligjvënësi.

OLIVER SPASOVSKI,MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Unë e shpreha mendimin tim dhe thashë se ishte mendimi im. Jam i bindur se me tekstin ligjor nuk arrihen efekte dhe se duhet menduar strategjikisht në drejtim të krijimit të kushteve që ata që janë të dënuar t’i vuajnë dënimet dhe jo përmes amnistive të lirohet hapësira në institucionet ndëshkuese-përmirësuese”.

Ndërkaq, bashkëpartiaku i Oliver Spasovskit,  zëvendëskryeministri për çështje evropiane,Bojan Mariçiq, vlersonë  se projektligji për amnisti duhet të shqyrtohet seriozisht. Sipas tij, përderisa qëllimi i atij ligji është që ata që janë dënuar me dënime më të vogla ose kanë vuajtur një pjesë të madhe të dënimit dhe mund të lirohen, përderisa e ka atë qëllim, duhet  seriozisht të  shqyrtohet.

BOJAN MARIÇIQ,ZV KRYEMINSITËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“E dimë që kjo është një nga mënyrat për të ulur mbi popullimin nëpër  burgje, por edhe për ta bërë më dinamike politikën penale, sepse realisht, ashtu siç është tani, në disa pjesë është tepër strikte. Ne duhet t’i shikojmë gjërat më objektivisht”.

Ndërkaq, kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski ka thënë se ata nuk do të lejojnë që ligji për amnisti të miratohet në kuvend dhe nëse ky ligj miratohet me procedurë të shkurtuar dhe më flamur europian, atëherë deputetët e VMRO-së dhe koalicionit do ta lëshojnë kuvendin.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like