(VIDEO) Selami: Qytetarët t’i drejtohen për ndihmë Byrosë së Metrologjisë

by admin
Spread the love

Drejtori i Byrosë  për Metrologji, Abdulselam Selami, për Televizionin Shenja, ka folur në lidhje me byronë që ai drejton. Selami sqaron se kjo byro është organ në përbërje të Ministrisë së Ekonomisë. Ai thotë se në bazë të ligjit për metrologji janë të përcaktuara punën dhe veprimtaritë e Byrosë, apo siç tha ai, gjithçka që matet përveç motit, bie në këtë sektor.

SINKRON: ABDULSELAM SELAMI

“Byroja për Metrologji ka disa segmente, apo disa sektorë, që e përbëjnë në përgjithsi këtë Byro, d.m.th, një pjesë kemi matjen e kualitetit të derivateve të naftës, saktësisë së pompave të benzinës. Pjesën tjetër e kemi matjen e aparatave për matjen e rrymës d.m.th edhe ato i kontrollon Byroja për Metrologji d.m.th a e matin saktë apo ajo. Kemi gjithashtu edhe tek ujësjellsi, pra matin saktësinë e aparatave. Pjesën tjetër e cila nuk bje direkt në Metrologji, por është përbërje në këtë organ  është edhe homologimi i veturave, pjesën tjetër kemi që bëjmë matjen e cilsisë së arit”.

Drejtori Selami madje bëri apel për të gjithë qytetarët, që nëse eventualishtë hasin në ndonjë dyshim për këto që i përmendi më lartë,  mos të hezitojnë por të drejtohen menjëherë tek Byroja për Metrologji dhe të njejtit,  ai shtoi se do të marrin masa.

ABDULSELAM SELAMI

“Është mirë që e përmendi këtë, që të apelojë deri tek qytetarët, d.m.th nëse hasin apo kanë dyshime në saktësinë e aparatave për matjen e energjisë elektrike, edhe tek ujësjellsi, edhe tek peshoret, por edhe në matjen për pompat e derivateve të naftës, dyshojnë në saktësinë apo në atë që e bëjnë pagesen ata, lirishtë të drejtohen  deri tek Byroja për Metrologji apo në Inspektoratin e Tregut”.

Në këtë Byro numri i të punësuarve është i vogël. Drejtori Selami infromoi se kjo është për arsye të mungesës së kuadrove. Ai thot se së shpejti do të hapet edhe konkursë punë dhe i ftonë të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet e kërkuara  të konkurrojnë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like