(VIDEO) Riorganizimi i administratës, do të ulet numri i drejtorëve dhe jo i punonjësve

by admin
Spread the love

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Admistratë, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, gjatë ditës së sotme kanë organizuar  Konferencë me temë  “Hapat e para drejt riorganizimit shtetëror”.

Sipas Ministrit, Adimirim Aliti, kjo do të thotë se disa institucione dhe agjenci do të bashkohen në një. I pyetur nëse kjo do të thotë ulje e numrit të punonjësve, Ministri është përgjigjur se do të ulet numri I drejtorëve dhe anëtareve të këshillave drejtuese.

ADMIRIM ALITI-MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMINISTRATË

“Punonjësit do të transferohen. Me riorganizimin asnjë i punësuar nuk do të largohet për shkak se në pushtetin qendror kemi deficit punësimesh, kështu që ka mundësi të ketë shpërndarje, por punonjësit do të mbeten. Do të ketë drejtorë që sot janë drejtor, kurse në 2024 posa ai institucion të mos ketë drejtor, nuk do të jenë drejtorë”.

Zv. Kryeminsitri i parë,  Artan Grubi, tha se raportet e fundit të Komisionit Evropian u referohen në vazhdimësi prioriteteve për të rritur profesionalizmin dhe për të nxitur efikasitetin e administratës shtetërore, gjë që  sipas tij, është e mundshme vetëm përmes vendosjes së linjave të qarta të përgjegjësisë dhe për rritjen e nivelit të transparencës, bashkimit të institucioneve me të njëjtat kompetenca dhe zvogëlimit të numrit të tyre.

ARTAN GRUBI-ZËVENDËS KRYEMINISTËR I PARË

“Riorganizimi i organeve shtetërore është mbi të gjitha obligim ndaj qytetarëve të kësaj shoqërie. Kuptohet se ata presin dhe meritojnë shërbime publike cilësore me kosto më të ulëta. Kjo është arsyeja pse çdo administratë shtetërore efikase nënkupton një përgjigje të plotë dhe efikase pikërisht ndaj pritshmërive të tilla”.

Ndërkaq, kryetarja Transparency International Maqedoni, Sllagjana Taseva,  theksoi se  me këtë do të shmanget praktika e krijimit të institucioneve të pavarura jashtë ligjit.

SLLAGJANA TASEVA-KRYETARE E TRANSPARENCY INTERNATIONAL

“Me procedurën e riorganizimit janë bërë analiza të të gjithë 17 ministrive, për të siguruar zhvillimin e politikave, llogaridhënie, mbikqyrje dhe kontroll”.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Ministria e Ekonomisë janë ministritë e para që marrin pjesë në pilot projektin për riorganizim, financuar dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like